Një ‘grusht’ të fortë ka marrë sot nga SHBA dekreti i Presidentit Meta për datën 13 tetor për zgjedhjet vendore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin vetëm datën 30 Qershor si ditë zgjedhjesh në Shqipëri.
Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer në një prononcim për ‘VOA’-n tha se SHBA pret që zgjedhjet të zhvillohen ditën e diel duke i dërguar një mesazh të qartë opozitës shqiptare.
“SHBA njeh 30 Qershorin si ditën e zgjedhjeve. Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen në datën 30 qershor të qeta dhe transparente” tha ai.

