16.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

VIDEO/ “Do paguajmë 110 mln $ për Bechetin vetëm për SMS-të kërcënuese të Ramës dhe Veliajt”

Ish ministri i Financave, Arben Malaj bëri këtë të mërkurë deklarata të forta në studion e emisionit Opinion. Ai tha se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë dollarë për Bechetin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pjesë nga deklaratat: 

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë dollarë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Bechetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur …e dini këtë apo jo …110 milionë…po gjoba që do i vij Shqipërisë

Blendi Fevziu: Përse me mesazhet…jo se dija këtë?

Arben Malaj: Ti jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij …mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Blendi Fevzu: Këto mesazhet janë përdorur si argument thoni ju

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga politikan është menjëherë i fituar… Po këta janë kalamaq janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi sot shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish-ministrit të Financave, çka tregon se socialistët kanë qenë të ndarë në lidhje me këtë vendim.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat