VIDEO/ Durmishaj i paparë, shënon përsëri

Fiorin Durmishaj po tregon një formë të jashtëzakonshme. Vlonjati i Panionios ka arritur të shënojë pak çaste më parë në takimin me PAOK-un. Sfida është e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Greqisë dhe ka përfunduar 2-1.

Kujtojmë se sulmuesi eliminoi PAS Janinën me 2 gola një fazë më parë. Durmishaj është në orbitën e Panuçit dhe u ftua nga tekniku i kombëtares sonë për takimet ndaj Skocisë dhe Uellsit, por nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të shërbimit ushtarak që po kryente në Greqi, gjë që nuk e lejonte të kalonte kufirin.