VIDEO/ Fitore e madhe e Liverpul, kap kreun

Liverpuli ka fituar sfidën përballë Çelsit me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e Jurgen Klop ka marrë kreun e Premier Ligës, por me një ndeshje më shumë në krahasim me Sitin.

Mohamed Salah ka shënuar një supergol, nga me shumë se 30 metra. Egjiptani shkarkon të majtën e tij dhe e çon topin në trekëndësishin e Kepës.

Një festë e çmendur në stadium nga tifozët e Liverpulit, të cilët kanë shpërthyer me të drejtë.