VIDEO/ Incidenti në Shkodër, qytetari shpërthen ashpër ndaj Bashës: Ja ku i ke zagarët

ba.jpg

Gjatë vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Shkodër ka ndodhur një incident me një qytetar shkodran.

Teksa Basha po ecte i shoqëruar nga bodigardë dhe simpatizantë të PD-së qytetari i është afruar kreut të PD-së duke iu drejtuar me fjalët “po të shoqërojnë zagarët”.

“Po të shoqërojnë nja katër a pesë zagarë. Unë e kam mbajtur Azem Hajdarin në shpatulla. Këta që po të shkojnë mbrapa kanë bërë gradaçela. Pse i shkojnë zagarët mbrapa. Shikoi, ja ku është”, dëgjohet të thotë qytetari. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303