VIDEO/ Jonida Maliqi: Po jetoj ëndrrën…

Këngëtarja Jonida Maliqi ka përmbushur ëndrrën e saj për tu bërë pjesë e Eurovision.

Në kuadër të koncerteve që zhvillohen para festivalit të madh të këngës, Jonida performoi ‘Ktheju Tokës’ në Madrid, Spanjë.

Në një postim në rrjetet sociale këngëtarja u shpreh e emocionuar: “Natë magjike në Madrid. Po jetoj ëndrrën e Eurovisionit.”