Në videon e mëposhtme, të mbërritur si denoncim në adresë të real-neës.tv dëshmohet një katastrofë që bëhet me pasuritë tona historike dhe kulturore.
Kërkuesit e thesareve në Gjirin e Gramës kanë bërë gjëmën në këtë vend. Siç duket në video, vendi me grope ka pasur një kryq te vjetër qe është hedhur në erë.
Nga kërkimet e abuzuesve ka mbetur vetëm hekuri që duket në filmime.
Gjiri i Gramës dhe gjithë ajo pjese e bregdetit të mrekullueshëm shqiptar njihet si vend ku ndalonin anijet qe ne lashtësi
Gjiri i Gramës është një nga perlat e bregut të Jonit. Deti hyn mes masiveve shkëmbore duke krijuar një plazh fantastik për të pushuar. Në antikitet Gjiri i Gramës njihej si streha e anijeve që ankoroheshin për t’ u shpëtuar dallgëve të forta të detit. Dhjetëra mbishkrime të gdhendura në shkëmbinj e lidhin Gramën me kohët para Krishtit. Shkrime në gjuhën greke apo latine janë konservuar në shekuj në masivet që rrethojnë gjirin spektakolar.
Autoritetet duhet të marrin masa dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësive.


