Liverpuli fitoi sfidën e javës së 35-të në Premier Ligë, duke i marrë sërish vendin e parë Mançester Sitit. Ekipi i Klop dominoi në transfertë ndaj Kardifit, dhe në fund triumfoi me shifrat 0-2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën, rezultatin e zhbllokoi Uajnaldum në minutën e 57-të, ku pas një goditje këndi, lëshoi një të djathtë fantastike nga brenda zone, duke tundur rrjetën e vendasve.
Në të 81-tën, sfidën e siguroi kapiteni Milner, teksa shënoi një penallti të fituar nga Salah. Me këtë fitore, Liverpuli ngjitet në vendin e parë me 88 pikë, 2 më shumë se Siti, por me “qytetarët” që kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

