VIDEO/ Manjani tallet keq me Ramën

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vijon me postimet e tij ironike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes që ai drejton.

Këtë herë Manjani ka postuar një video me mbishkrimin “Vijon fushata elektorale e Rilindjes me e për “Popullin që duam”! 150% do dalin në votime…”.

Ish-ministri i referohet kështu qëndrimeve të Ramës, i cili është i sigurt për mbarëvajtjen normale të zgjedhjeve të 30 qershorit, edhe pa opozitën. /real-news.tv/