Dukuritë natyrore, koha, neglizhenca dhe miliona gjurmë kanë pasur koston e tyre mbi Murin e Madh të Kinës, duke lënë në prag rrënimi pjesë të mëdha të tij, por përpjekjet serioze për ripërtëritjen e strukturës gjigante, ka nisur.
Rikonstruksioni është i vështirë duke qenë se shpatet janë të ngushta, uji e llaçi transportohen me mushka. Vendosja e një guri mund të zgjasë rreth 45 minuta dhe për mundimin e tyre, punëtorët paguhen 150 Jenë apo 22 dollarë, në ditë.
Plani për të përdorur metoda tradicionale u zbatua në fillim të këtij viti, në një përpjekje për të ruajtur pamjen origjinale të këtij objekti të famshëm të Kinës, i cili ndahet në sektore që shtrihen për mijëra kilometra, duke nisur nga brigjet lindore të vendit e deri në skajet e shkretëtirës së Globit.
/real-news.tv/

