Banorët e Bregut të Lumit përplasje me policinë

Ka pasur sërish tensione dhe përplasje të forta mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit që në orët e para të mëngjesit ditën e sotme.

Shumë burrë, gra dhe fëmijë kanë dalë menjëherë nga banesat e tyre, ku nuk lejojnë që punonjësit të nisin shembjen e banesave të tyre.

Bëhet fjalë për 38 banesa të palegalizuara, ku bashkia e Tiranës kërkon prishjen e tyre si pasojë e projektit të saj.

Nga fotot e publikuara dhe videoja duket qartë konfrontimi mes palëve, ku ka pasur edhe tension mes tyre.

Banorët e Bregut të Lumit kërkojnë që shtëpitë e tyre mos të shemben ose të largohen në momentin kur të ketë një dëmshpërblim të plotë për ta./real-news.tv