TË FUNDIT

VIDEO/ Rama, i ashpër me ata që e bënë të sëmurë

Në rubrikën e tij “Përgjigja ime” në ERTV, Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje të gjitha lajmeve se ishte shtruar në spital  për shkak të një parainfarkti.

‘Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin por në zyrën time në Tiranë. Njerëz jemi elbete edhe mund te sëmuremi, por nuk ishte fare ky rasti im këto dit. Në Berlin isha për hall jo për shëndetin tim por për të takuar miq dhe partnerë të Shqipërisë”, tha ai.

Kryeministri akuzoi ashpër opozitën dhe mediat pranë tyre për këtë mënyrë të të bërit politikë sipas tij.

“Të bësh opozitë duke sajuar lajme të rreme do të thotë që është prekur fundi. Me keqardhje për shqetësimin që i është krijuar shumëkujt s’më mbetet gjë vetëm se t’i mëshiroj ata që e sajuan këtë histori’, tha ndër të tjera Kryeministri Rama. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat