TË FUNDIT

VIDEO/ Shpërthen një makinë në Tiranë-Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku në bazë të pamjeve të publikuara nga ‘Balkanweb’, duket qartë se si makina është përfshirë nga flakët në mes të rrugës.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar nga flakët.

Zjarrëfiksja menjëherë mbërriti në vendngjarje, por ndërhyrja nuk kishte aspak vlerë sepse flakët e përpinë makinën për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat