Uragani Dorian duket se ka shkaktuar dëme të shumta në Bahamas.
Stuhia, uragani i dytë më i fortë i Atlantikut, mbetet “jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha kryeministri Hubert Minnis.
Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, rreth 13,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.
Fotografitë e shpërndara në media treguan rritje të mëdha të nivelit të ujit, makina të prishura dhe pemëve të thyera.
‘Dorian’ është stuhia më e fuqishme që ka goditur Bahamasin që nga fillimi i regjistrave dhe sipas parashikuesve pritet të lëvizë “në mënyrë të rrezikshme” pranë bregut lindor të SHBA.
Uragani goditi Bahamasin në kategorinë e fuqisë së pestë, më e larta, por tani është dobësuar në kategorinë katër me erëra të qëndrueshme maksimale afër 250 km / orë, thotë Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) në njoftimin e saj të fundit.
Megjithatë, ‘Dorian’ do të mbetet “një stuhi e fuqishme gjatë dy ditëve të ardhshme”.
Sipas NHC, vetëm një devijim i vogël në rrugën e stuhisë mund të sillte uraganin direkt mbi bregdetin lindor të Floridas, i cili tashmë pritet të përballet me një stuhi të rrezikshme gjatë dy ditëve të ardhshme.
Florida, Georgia, Karolina e Veriut dhe Jugut kanë shpallur të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme.

