TË FUNDIT

VIDEO/ Vendoset busti i Skënderbeut në komunën e Chieutit në Itali

Është vendosur ditën e djeshme busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në mes të komunës së Chieutit në Itali.

Chieuti është një komunë e përbërë nga mjaft arbëreshë, e cila ndodhet në provincën e Foggia-s në Apulia.

Dita e djeshme u shoqërua me festime gjatë ceremonisë së vendosjes së bustit, ku mjaft arbëreshë ishin veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Në ceremoni nuk munguan as këngët e vallet arbëreshe.

Ka qenë faqja zyrtare e komunës që ka përcjellë pamje ekskluzive në rrjetin social ‘Facebook’./real-news.tv

https://www.facebook.com/ComunediChieuti/videos/2336083916659640/

https://www.facebook.com/ComunediChieuti/videos/378600609411433/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat