TË FUNDIT

Video/Zbulohet një kandil me përmasat e një njeriu

Një kandil deti madhështor me përmasat e një njeriu ka habitur një zhytëse në brigjet jug-perëndimore të Anglisë.

Krijesa e pabesueshme u zbulua pranë Falmouth nga transmetuesia dhe biologia Lizzie Daly, e cili e përshkroi takimin si “të lë pa frymë”.

Kallamari gjigand është kapur në kamera për herë të parë në SHBA.

“Kurrë nuk kam parë një kandil me përmasa të tilla!”-tha biologia Lizzie Daly

Daly e cila po eksploronte ujërat si pjesë e fushatës së saj “Wild Ocean Week”, shtoi se kandili i deti ishte i madh sa ajo.

Kandili i detit është lloji më i madh në detet britanike, por është jashtëzakonisht e rrallë të vërehet një  kandil me madhësitë që e përshkroi Daly.

Ata zakonisht rriten deri në një metër  dhe peshojnë deri në 25 kilogramë, sipas The Wildlife Trusts. Kandili i detit është parë shpesh në brigjet e Britanisë së Madhe gjatë muajve të verës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat