TË FUNDIT

Video e policit, studentët e Shkodrës në protestë

Shumë reagime ka pasur në lidhje me denoncimin e video-skandalit të policit në Malësinë e Madhe para pak ditësh.

Sot, shumë studentë të Shkodrës kanë dalë në protestë përpara komisariatit të policisë.

Ata janë ulur në gjunjë në shenjë revolte, duke mbajtur pankarta të shumta në duar.

“Prostitucioni, stop dhunës, përdhunimit”, shkruhej në një nga pankartat e studentëve.

Kujtojmë që para pak ditësh një grua denoncoi videon e shefit të policisë në Malësinë e Madhe, Behran Bajrakurti i cili shfaqej duke kryer veprime të turpshme./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat