TË FUNDIT

Fluksi i lartë, vijon aplikimi për ID edhe në fundjavë

Edhe ditën e  sotme kanë qenë të hapura zyrat e aplikimit për kartat e identitetit në shumë qytete të Shqipërisë.

Fluksi i madh i njerëzve për aplikimin e mjeteve identifikuese ka bërë që zyrat të qëndrojnë hapur gjatë fundjavës.

Mësohet se zyrat janë të hapura në këto qytete: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

Ndërkohë, kujtojmë që Ministria e Brendshme bëri me dije se kartat e skaduara do të përdoren deri në 31 dhjetor 2019, për shkak se fluksi është i madh dhe kartat nuk dalin në kohë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat