27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Vijon drama mes Shakirës dhe Piques, gazetari spanjoll “kërcënon” të tregojë të gjithë të vërtetën

spot_img

Maja e ajsbergut duket se është zbulimi i marrëdhënies së Gerard Pique me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. Gazetari spanjoll Jordi Martin, i cili është i afërt me çiftin tashmë të ndarë, “kërcënon” të tregojë të gjithë të vërtetën për prishjen e lidhjes së futbollistit dhe këngëtares së famshme.

Gazetari paralajmëroi përmes Twitter se në orët në vijim do të japë informacion mbi arsyet e vërteta të ndarjes, sipas Marca. “Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një i vitit 2016, por edhe ai me Clara Chia Marti.

Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”, ka shkruar Martin. Që në fillim kur shpërtheu skandali i tradhtisë së futbollistit, gazetari me një deklaratë publike ka mbajtur anën e këngëtares kolumbiane. “Për të gjithë fansat e Shakirës. Unë kam qenë gjithmonë pranë saj.

Kam njoftuar edhe ekipin e saj dhe familjarët e ngushtë. Dje i dhashë të gjithë informacionin që mund ta ndihmonte në këtë kohë të vështirë”, tha ai. Deklaratat e Jordi Martin mbështesin teorinë se romanca e Gerard Pique me partneren e tij 23-vjeçare kishte nisur shumë kohë përpara se çifti të shpallte ndarjen e tyre.

Në fund të fundit, sado që ai e mohon, fotot e tyre të para së bashku datojnë nga shkurti i vitit 2022. Vihet re se dje Martin ka qenë në emisionin America Noticias dhe ka folur për një romancë të fshehtë që u krijua në vitin 2010 dhe që ishte mbajtur qëllimisht larg syrit të publikut.

Në veçanti, ai zbuloi se Shakira më parë kishte një lidhje me Rafael Nadal.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat