Vijon rezistenca te Teatri, bashkohen qindra qytetarë

Qytetarë, aktivistë dhe artistë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në sheshin para Teatrit Kombëtar për t’i ardhur në mbrojtje kompleksit teatror.

Sitata gjatë natës ka qenë kryesisht e qetë dhe pa probleme. Forcat e policisë nuk kanë qenë prezente tek teatri gjatë natës.

Në mbështetje të artistëve kanë qenë edhe përfaqësues të PD, ish deputetit Agron Shehaj, Gent Strazimiri dhe Sait Dollapi.

Në orët e para të mëngjesit ka nisur dhe mbërritja e qytetarëve dhe artistëve të tjerë për t’iu bashkuar pjesës që ka qendruar gjatë natës.

Një nga qytetarët është edhe një grua e cila ka sjellë ushqim (petulla me djathë) për ata që kanë qëndruar gjatë natës.