fbpx

Virologu gjerman: “S’ka asnjë provë që Covid-19 të përhapet kur jeni duke bërë blerje”

Prof. Hendrik Streeck, është shprehur se Covid-19 nuk përhapet aq lehtë sa njerëzit mendojnë.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që provon përhapjen e tij kur njerëzit janë duke bërë pazar apo kur shkojnë në parukeri. Studimet në lidhje me këtë, ai i ka kryer në rajonin më të prekur nga coronavirusi në Gjermani.

“Ne nuk gjetëm asnjë virus që të jetonte nëpër sipërfaqe. As nëpër telefona, as nëpër doreza dyersh.”- u shpreh virologu i ftuar në një program televiziv. Madje, skuadra e tij testoi edhe qimet e një maceje shtëpiake në një familje, por nuk gjetën asnjë grimcë të virusit në sipërfaqe.

Virologu tha gjithashtu se gjetjet e tij të deri tanishme, vënë në diskutim të gjithë masat që bota po merr.

Pavarësisht kësaj, ai bie dakord me faktin që ka ende shumë për të zbuluar rreth coronavirusit.

 

Burimi: The Telegraph