Viti shkollor në Shqipëri, më i shkurtri në Europë

Vendi ynë renditet i fundit në klasifikimin e orëve që kalojnë nxënësit në bankat e shkollave.

Mesatarisht gjysma e vendeve të Europës zhvillojnë 170 deri në 180 orë mësimi në vit, ndërsa pjesa tjetër varion nga 181 në 190 orë.

Këto shifra janë marrë nga raporti i fundit i Eurydice me titullin Organizimi i kohës së shkollës në Europë, për arsimin fillor dhe të mesëm të përgjithshëm.

Vlen të theksohet se fillimi dhe fundi i vitit shkollor ndryshon në mënyrë të dukshme sipas rajoneve.

Përsa i takon pushimeve, nxënësit e parë që kthehen në klasë pas pushimeve verore janë gjermanët, ku dita e parë e shkollës fillon në 1 Gusht.

Këtë vit, shkolla, ka nisur në datën 3 Shtator në 19 vende të Europës.

Ndërsa në vendet e tjera si Shqipëria, Italia, Portugalia, Spanja, Bullgaria, Luksemburgu dhe Turqia, ka nisur nga mesi i Shtatorit.

Ndërkohë në lidhje me pushimet verore numri i javëve varion nga shteti në shtet. Duke nisur me 6 javë në Gjermani, Holandë, Britaninë e madhe dhe Liechtenstein, dhe kaluar më pas me 13 javë në Shqipëri, Letoni, Portugali, Turqi, Itali, e duke përfunduar me Bullgarinë me 15 javë për arsimin privat.