Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, njoftim për vizat

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim shumë të rëndësishëm lidhur me vizat për qytetarët shqiptarët.

Në te thuhet se nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin e rinovimit të vizës me postë.

Njoftimi i plotë:

‘Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë. Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale. Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë’, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikanë në Tiranë./real-news.tv