Kryeministri grek Alexis Tsipras mund të hyjë në histori si kryeministri i parë i Republikës Helene që zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni.
Në fillim të muajit të ardhshëm pritet që të kryhet vizita e Tsipras në Shkup. ‘Ekipi ministror që do të shoqërojnë kryeministrin Tsipras, ende nuk është caktuar, ndërsa edhe një delegacion biznesi do të jetë me të. Përpara Pashkëve, sërish pritet të realizohet një vizitë nga ana e kryeministrit Zaevit në pallatin kryeministror’, raportojnë mediat greke. /real-news.tv/
Advertisement