Para dy ditësh ndodhi një grabitje në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku dy persona kanë arritur të vjedhin 2 milion lekë të vjetra në një shtëpi.
Mësohet se dy autorët kanë dhunuar familjarët e kësaj banese, duke përdorur sende të forta ndaj tyre.
Ndërkohë, ditën e sotme dy autorët janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
Autorët janë Klejdi Saliaj dhe Arbër Muçaj, ku sipas autoriteteve dy të arrestuarit kanë qenë të dënuar më parë në Greqi për vjedhje./real-news.tv

