Vjen njoftimi i rëndësishëm për makinat e përdorura

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi rikujton se afati i regjistrimit të mjeteve, me kategori mjedisore nën EURO 4 të importuara e zhdoganuara brenda datës. 31.12.2018, sipas VKM Nr. 633, datë. 26.10.2018 (të ndryshuar), është deri në 31.12.2019.

Pas kësaj date, për mjetet e përdorura, lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6.

Gjithashtu DPSHTRR njofton se për të gjitha subjektet që do të regjistrojnë mjetin për efekt rishitjeje, është i mundur çregjistrimi i përkohshëm për të ndaluar pagesën e taksave.