Të shtëna me armë kanë plasur sërish në qytetin e Vlorës.
Një automjet tip ‘Golf’ është qëlluar pak minuta më parë me breshëri kallashnikovi, në Aksin Vlorë – Fier, në vendin e quajtur ‘Ura e Mifolit’.
Nga raportimet e deri më tanishme dyshohet për një të plagosur, i cili është nisur drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Mësohet se i plagosuri është 28-vjeçari Romario Alliaj.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e çështjes.


