fbpx

‘Vota të falsifikuara’/ Anëtari i KQZ i përgjigjet Gazment Bardhit

Bledar-Skëndëri.jpg

Tha se votimi është bërë me fleta të falsifikuara, anëtari i KQZ i përgjimet Gazment Bardhit

Sekretari  i Përgjithshëm PD, Gazment Bardhi publikoi ditën e djeshme disa dokumente ku tha se votat më 30 Qershor ukanë qenë në doganë.

Sot, ka reaguar anëtari i KQZ, Bledar Skënderi ku paraqet dokumentet që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.
Shkrimi i Skënderit:

Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi.
Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.
Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene.
Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.Dok 1 dhe 2 ne foto
Transporti është kryer ne dt 29.06.2019(foto 3)
Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor
Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ
Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6.
Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor!
Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303