Vrasësi serial rus dyshohet se fshihet në Shqipëri

Një shtetas rus, i konsideruar si një kriminal i rrezikshëm nga autoritetet në Moskë, dyshohet se strehohet në Shqipëri, pasi ka edhe nënshtetësi shqiptare.

Lajmin e bën të ditur portali rus “Crime Russia”, sipas të cilit javën e kaluar, Gjykata e Rrethit Tverskoy të Moskës vendosi të arrestojë Revaz Kakhmazov (i njohur edhe si Rezo Lotkinsky), 44 vjeç.

Ai në vendin e tij akuzohet për të paktën 21 grabitje, që dyshohet se kanë sjellë vrasjen e 20 personave.

Javën e shkuar, Gjykata e Tverskoy në Moskë lëshoi një urdhërarrest në mungesë për 44-vjeçarin Revaz Kakhmazov (Rezo Lotkinsky), i akuzuar për grabitje. Më parë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se është i përfshirë në një sërë grabitjesh, bashkë me një grup të organizuar kriminal.

Sipas hetimit të bërë nga autoritetet ruse, ky grup akuzohet për trafik droge, mashtrim ndaj kolonive, shitje droge në burgje, si dhe grabitje me armë. Në total, hetuesit identifikuan 21 raste grabitjesh dhe 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky janë të përfshirë në rreth 18 vrasje. Sipas hetueseve në Moskë, Kakhmazov dyshohet se fshihet në Shqipëri nën emrin Revaz Mendeki.

MEDIAT RUSE

“Banda mori haraç nga banorët e kolonive, kryesisht ata që u akuzuan për mashtrim dhe trafik droge, nëpërmjet besnikëve të tij në burgjet e vendosura në Moskë, në rajonin e Moskës, Tatarstani dhe Primorye”, shkruajnë mediat ruse, duke iu referuar burimeve në Departamentin e Hetimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

Në total, hetuesit identifikuan 21 raste zhvatjesh nga 20 viktima, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët e Rezo Lotkinsky mendohet të jenë rreth 18 persona. Dihet se tani Kakhmazov fshihet nën emrin e Revaz Mendeki.

Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që grabitësi mund të fshihet në Shqipëri, pasi ka nënshtetësi shqiptare sipas tyre. Autoritetet ruse e kanë shpallur në kërkim dhe nëse do të kapet, rrezikon mbi 15 vite burg. Shtetasi rus, 44-vjeç, sipas mediave vendëse është dhëndri i Zakhar Kalashov (Shakro Molodoy), i njohur si udhëheqësi i botës kriminale ruse. Ai u dënua me 9 vjet dhe 10 muaj në vitin 2018.