Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë pranë rrugës së Mylsym Shyrit.
Indrit Çelaj u ekzekutua me një plumb në kokë teksa po rregullonte një kondicioner.
Ai kishte bërë fjalë me pronarët e vilës që po i rregullonte kondicionerit dhe dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi shtinë me armë mbi të riun.
Ndërkohë, sot ka reaguar Rama në Facebook, ku një komentues e ka pyetur se ccfarë ka për të thënë për ngjarjen e rëndë.
“Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat”, shkruan një komentues.
Rama i përgjgjet duke thënë se përgjegjësia është e policisë së Shtetit.
“Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke!”, shkruan kryeminstri Rama.


