Policia ka arrestuar një 56 vjeçar me akuzën për moskallëzim krimi vetëm një ditë pas vrasjes së ish të dënuarit politik, Haxhi Baçinovzki, në kodrat e Liqenit Artificial.
Në prangat e policisë ka rënë Myftar Pasha, i cili është shok me autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtaj.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në kodrat e liqenit artificial dhe sipas hetimeve të para nga policia e kryeqytetit, konflikti ka ndodhur për një shumë të madhe parash që pretendohet se autori i detyrohej viktimës.
Ekzekutimi i 62-vjeçarit është kryer në sy të djalit të mitur, teksa kishin dalë për shëtitje në zonën e Liqenit Artificial./real-news.tv/

