Rreth orës 19:05 u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme avokati Ravik Gurra. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një bari në qendër të qytetit të Elbasanit, ku 50-vjeçari u qëllua tre herë me armë.
Nga detajet e para, zbulohet se autori i vrasjes ka qenë i maskuar në momentin kur ka shtënë mbi trupin e avokatit. Mësohet se 50-vjeçari është qëlluar pas koke nga autori i maskuar, ku ky i fundit është larguar menjëherë nga skena e krimit me një automjet.
Ndërkohë, një automjet i djegur është gjetur në Elbasan, ku policia dyshon se i përkiste vrasësit të Ravik Gurrës.
Gurra kishte qenë në një lokal së bashku me dy miqtë e tij, ku më pas u qëllua për vdekje me një armë zjarri me silenciator./real-news.tv


