I vetëshpallur si president i Çamërisë, Festim Lato u ekzekutua të shtunën në shtetin holandez.
Ndërkohë lidhur me vrasjen dhe deklaratën e Latos, kanë reaguar mediat greke, të cilët e kanë quajtur viktimën si president i një vendi që nuk ekziston.
‘Një shqiptar thuhet në mediat holandeze, Festim Lato është gjetur i vdekur në Holandë. Në mediat e Holandës thuhet se Lato mund të jetë vrarë për arsye politike. Ai ishte një person që e konsideronte veten president të Çamërisë, një zonë greke. Çamëria quhet e tillë nga nacionalistët shqiptarë. Lato në projektin e tij thoshte se Çamëria ishte e Shqipërisë, por u aneksua nga Greqia. Kështu ai paraqitej edhe në Bruksel dhe në seli diplomatike’, shkruhet në një artikull grek./real-news.tv


