TË FUNDIT

Vrasja e të riut/ Rruga e mbushur me njolla gjaku, banorët nxjerrin “blof” policin me deklaratën e fundit

Disa detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Laprakë, ku një i ri u vra gjatë natës. Klodjan Raxha mbeti viktimë, i cili nuk iu përgjigj urdhrit të policisë.

Mësohet se i riu ndodhen në një lokal në “Don Bosko” rreth orës 23:00 dhe më pas teksa kthehej për në banesë i është bërë shenjë nga patrulla e policisë që të ndalonte. Vetëm 100 metra larg banesës, ai u qëllua me dy plumba

Polici që vrau të riun tha se rruga ishte e pandriçuar, por banorët shprehin të kundërtën. Sipas tyre, rrugicë ka ndriçim. Po ashtu, në vendin e ngjarjes duken ende njollat e gjakut të të riut, i cili ndërroi jetë në spital.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat