Vrasja në derën e shtëpisë, të tjera detaje tronditëse

Policia e Durrësit ka gjetur pak më parë  një mjet të djegur në Porto Romano të Durrësit, i cili dyshohet se është përdorur për vrasjen e Feriz Bardhit.

40 vjeçari që është vrarë në lagjen 18 në qytetin e Durrësit mesditën e sotme, duke shkaktuar shumë panik.

Bardhi ka ndërruar jetë në sallën e operacionit ndërkohë që shkoi aty i plagosur dhe mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.

Policia po vijon hetimet në mbarë vendin për të zbardhur vrasjen e Bardhit, ndërkohë dyshim mbetet e kaluara e tij e errët.

Në vitin 2012 Feriz Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.