Është rrëfyer autori i vrasjes së 24-vjeçarit, Viktor Shkorretit, një ngjarje e rëndë që ndodhi para dy netësh në qytetin e Laçit.
Kujtojmë që sherri ndodhi vetëm për një vend parkimi, ku 32-vjeçari Emanuel Koca ekzekutoi viktimës Shkorreti pas një konflikti verbal mes tyre.
Ai është rrëfyer duke treguar ngjarjen se si ka ndodhur dhe gjithashtu ka shprehur pendesë për krimin.
“Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë”, ka thënë Koca.
Vrasja ndodhi natën e 12 qershorit, një mbrëmje e shenjtë për besimtarët, në kishën e Shna Ndout./real-news.tv

