Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polias dhe të dy vëllezërve Bilali.
Massasfra u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre, duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.
Arqipeshkvi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre, sepse në momentin kur kupton gabimin, aty nis shpëtimi për gjithsecilin.
“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë, disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur”, deklaroi Massafra./real-news.tv/

