Vrasjet në Shkodër, Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë

Screenshot_1-41.png

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimi. Ai tha se kjo lëvizjes për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.

“Sandër Lleshaj: Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë. Dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht për të fituar këtë luftë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës Niko Brahimin, një nga drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit. Ai do të punojë për të siguruar atë që Shkodra meriton”, u shpreh Lleshaj.

Vendimi vjen pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme ku si pasojë e një atentati të dyfishtë mbeten të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.

Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët, ndërsa dy lagjet “Kiras” dhe “Dobraci” kanë kohë që nuk gjejnë qetësi.

Nga qershori i vitit 2018 deri më sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate.

Vrasjet për vitin 2018
Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku

Vrasjet në vitin 2019

20 mars u vra Ferdinand Polia

30 mars-Vriten në atentat Astrit dhe Brahim Bilali

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303