fbpx

Vrau biznesmenin grek, arrestohet shqiptari në Belgjikë (EMRI)

3e4654d9a9d9ba27465fc59204ca379c_L.jpg

Policia greke ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Aleksandro Stamatiadhi, të ekzekutuar në prill të vitit 2018 gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij.

Policia greke ka bërë me dije se ka shkatërruar një organizatë të madhe të trafikut të lëndëve narkotike, ku përpos trafikut të drogës, anëtarët ishin edhe autorë të disa grabitjeve të armatosura, madje akuzohen edhe për ekzekutimin e biznesmenit grek.

Operacioni ka çuar në arrestimin e vrasësit  të biznesmenit Stamatiadhi. Mësohet se është vënë në pranga në Belgjikë, shqiptari Genci Pepa, nga Lushnja, banor në Athinë. Pepa është vënë në pranga në shtetin belg, ndërsa ishte i pajisur me kartë identiteti të falsifikuar.

Policia greke thotë se ai ka kuptuar që autoritetet greke e kishin identifikuar dhe e kishin vënë në vëzhgim, ndaj arriti të largohej në Belgjikë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Autoritetet bëjnë të ditur se Pepa ka qenë në banesën e viktimës në kohën që ai është qëlluar, madje sipas bashkëshortes së viktimës ka qenë ai, që qëlloi 3 herë me çifte mbi viktimën.

Po ashtu Pepa është dënuar më parë për trafik klandestinësh dhe ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve greke për aktivitete të paligjshme. Ai pritet të ekstradohet gjatë muajit të ardhshëm në Greqi, ku do të përballet me akuza tepër të rënda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303