Është dhënë masa e sigurisë për 17-vjeçarin që vrau gjyshin e tij dhe më pas e grabiti në Vlorë. Gjithashtu, e njëjta masë është dhënë për peronin që i ka shitur armën të riut dhe ‘detyrim paraqitje’ për dy shokët e autorit të krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku nipi qëlloi për vdekje gjyshin e tij 69-vjeçar, Vangjel Kapllanin. Menjëherë pas aktit, adoleshenti ka gënjyer duke thënë se e kishte gjetur gjyshin të shtrirë për tokë dhe paratë ishin vjedhur.
Por menjëherë pas arrestimit të tij, i riu rrëfeu ngjarjen duke pohuar se e kishte vrarë ai gjyshin e tij.”E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, tha i mituri.

