Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme që në orët e para të mëngjesit, ku një punonjës si Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Alket Arapaj ka bërë me dije arsyen se pse vrau bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi.
Ai ka deklaruar në polici se mendonte që gruaja e tij e tradhtonte me dikë tjetër.
“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, ka thënë Alketi.
Ngjarja që shokoi opinionin publik që në orët e para të agimit ndodhi në zonën e Alliasit në Tiranë. Alketi ka shtirë dy herë më armë mbi trupin e të shoqes, ku mësohet se në shtëpi ka qenë e pranishme dhe vajza e tyre e mitur.
Në fillim u dyshua se shkak i vrasjes së gruas ishte se 36-vjeçarja dëshironte të punonte, por i shoqi nuk e lejonte./real-news.tv

