23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Korçë, vrau pas sherrit për parkimin, dorëzohet autori

spot_img

Është dorëzuar në policinë e Korçës autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçarit Altin Balliu. Olgert Mustafa, 34-vjeç është dorëzuar pas dy muajve në kërkim.

“Vetëdorëzohet në Polici shtetasi O.M, i shpallur në kërkim si autori i vrasjes së shtetasit A.B, ngjarje e ndodhur në datë 17.01.2019, në Korçë. Policia bën ndalimin e shtetasit O.M, pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Si ndodhi vrasja: 

Ngjarja në fjalë ndodhi më 17 janar të këtij viti, në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit.
35-vjeçari Altin Balliu ka qenë në një lokal duke pirë së bashku me 4 shokët e tij. Ata kishin mbërritur aty me makinën e njërit prej shokëve të viktimës.
Automjeti i tyre ishte i parkuar në rrugë dhe kishte zënë pjesërisht hyrjen për te pallati ku banonte autori. I dyshuari Olger Mustafaj ka qenë duke shkuar në banesën e tij para se të niste debati. Mustafaj ka përplasur me mjetin e tij makinën e parkuar, duke bërë që të dyja automjetet të pësonin dëme të vogla materiale.
Sapo kanë dëgjuar përplasjen e automjetit, viktima dhe 4 shokët e tij kanë dalë nga lokali dhe kanë nisur të debatojnë. Dëshmitarët kanë pohuar se autori i ka sulmuar ata duke u thënë se e kishin parkuar keq automjetin.
Pas konfrontimit fizik, autori i dyshuar i ngjarjes ka hyrë në shtëpinë e tij duke marrë një armë zjarri dhe sapo ka dalë nga aty ka nisur të qëllojë ndaj personave, me të cilët ishte konfliktuar. Në këtë moment, viktima ka qenë duke hipur në makinë, kur një plumb e ka goditur në kokë. Menjëherë pas krimit, Olger Mustafaj është larguar, ndërsa ditën  e sotme iu dorëzua autoriteteve

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat