Vuçiç tregon planin e ri në lidhje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se vendi i tij do të marr një ofertë në lidhje me Kosovën, të cilën nuk do të mund as të pranojë apo të refuzojë.

Ai ka thënë se do të jetë “ultimatum” diçka e tillë si “Plani i Ahtisaarit”.

“Do ta shihni. Por është mjaft e sigurt që unë kurrë nuk do të pranoi ultimatume, pasi është e sigurt që do të përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për popullin serb, por gjithashtu të përpiqem të mos rrezikoj paqen dhe stabilitetin, dhe të mos e çoj Serbinë në luftë. Jam i bindur që deri në fund të vitit do të marrim diçka që ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë por as nuk do të refuzojmë. Unë jam pothuajse i sigurt për këtë”, ka thënë Vuçiç për mediet serbe, duke mos dhënë detaje të tjera për atë që po paralajmëron.

Vuçiç ka thënë se e di cila do të jetë iniciativa e të Dërguarit Special të BE-së, duke treguar se ai e di kush do të jetë në këtë post, por që ai ende nuk mund ta bëjë atë publik, dhe ai me siguri do të jetë një njeri afër Berlini.

Ai parashikon që do të jetë një plan i Ahtisaari plus-plus, që ai do të përpiqet të thotë që Serbia merr garanci për pranimin në BE, por duhet ta njohë Kosovën, dhe gjithashtu do të marrë status të veçantë për serbët.

Në lidhje me lajmet se Vuçiç kishte premtuar se do të njihte Kosovën si shtet i pavarur, ai thotë, se kjo nuk do të ndodhë dhe ato që po thuhen janë vetëm gënjeshtra.