fbpx

Sa rriten shpërblimet për pjesëmarrësit e ‘Wimbledon 2019’

wimbledon-1.png

Rriten shpërblimet për pjesëmarrësit në turneun më të vjetër dhe më prestigjioz të tenisit në botë, Wimbledon, që këtë verë do të nisë më 14 korrik në “All England Club”.

Në edicionin e vitit 2019, shuma totale e premiove që do t’u shpërndahet tenistëve pjesëmarrës do të jetë 44 milionë euro, 11.8% më shumë se shifra e akorduar vitin e kaluar.

Fituesit në të dy kategoritë, meshkuj dhe femra, do të përfitojnë nga 2.72 milionë euro, pra 116 mijë euro më shumë se në edicionin e kaluar.

Të ardhurat për pjesëmarrësit dhe për ata që do të kalojnë 3 raunde do të rriten me 10%. Një tenist që do të eliminohet që në raundin e parë do të përfitojë 52 mijë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303