Tashmë Forcat Ajrore Shqiptare do të pajisen me helikopterë të rinj “Black Hawk”. Kjo është marrëveshja më e re që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur në Amerikë.
Marrëveshja dypalëshe mes Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë ishte për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.
“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, – u shpreh ministrja Xhaçka.
Tashë pilotët shqiptarë do të nisin trajnimin për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.


