fbpx

Xhaka rrëfen se ku do ta mbyllë karrierën

xhaka.jpg

Taulant Xhaka, një nga lojtarët më të spikatur të kombëtares shqiptare rrëfen se ku do ta mbyllë karrierën e tij futbollistike.

I lindur dhe rritur në Zvicër, Taulanti nuk është larguar asnjëherë nga kampionati helvetik edhe pse ofertat nuk munguan asnjëherë për të.

27-vjeçari ka qenë vetëm për një stinor larg Baselit, i huazuar tek Grashoppers në stinorin 2012-2013. Xhaka ka konfirmuar se do ta mbyllë karrierën te Baseli, pasi ndihet mirë në Zvicër.

Baseli është klubi i zemrës sime, këtu jam në shtëpi dhe ndjehem shumë mirë. Nuk e kam të detyruar të dalë jashtë Zvicrës për ta vazhduar karrierën, pasi te Baseli dua ta mbyll. Unë jam vetëm 27-vjeç dhe nuk është e pamundur ta thyej këtë rekord. Më duhen 30 ndeshje në vit deri në fund për ta arritur këtë rekord. Të bëhesha rekordmen i Baselit do të ishte një ëndërr për mua”, ka thënë Xhaka për Blick. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303