Yllka, e verbra që pikturon me dritën e shpirtit

Për ta krijuar të bukurën ndonjëherë nuk duhen sytë. Pak shpresë e shumë imagjinatë është ajo çfarë i duhet Yllkës së verbër.

Nga nevoja për të parë çfarë ka përreth, në pëlhurën e bardhë prej vijave që i ngjajnë si dallgët e jetës, ajo pasqyron atë që i shohin sytë e mendjes.

Për herë të parë pikturimin e nisi në një copë kartoline, në qendër të së cilës ishte një dordolec.

“Nuk e di, u kam thënë që nuk mundem të pikturoj. Nuk shoh. Më kujtohet edh ekartolina e parë. Ka qenë një dordolec, e kam pikturuar disi të shtrembëruar. Dordoleci ka qenë personi me aftësi të kufizuar që mundohet të arrijë qëllimet e veta”, u shpreh ajo.

Pëlhura e saj mbulohet nga figura të thjeshta e shpesh herë të pa koordinuara, por me një kombinim kontraste ngjyrash që tregojnë anën emocionale të saj.

“E verdhë dhe e gjelbër konsiston gjithmonë përshkrimi i natyrës dhe e bardha, sepse ndjehem pozitiv. E zeza, kur jam e mërzitur”, tregon ajo.

Yllkës nuk i mjaftoj kaq. Gjendjes së saj i ndihmojë tejet shumë edhe studimi i psikologjisë.

“Ja arrij, nuk e lë në gjysmë të punës atë që e nis”, shprehet Yllka.