Zbardhet dëshmia e ‘Dajës’, nxjerr blof policinë

Screenshot_7-22-600x354.jpg

Është dhënë masa ‘Arrest me burg’ për Ragip Hajdinit, i cili njihet ndryshe si ‘Daja’ nga Kosova në lidhje me supergrabitjen në Rinas më 9 prill.

Gjatë fjalës së tij, Hajdini është shprehur se nuk është ai ‘Daja’ dhe më tej ka theksuar se ka qenë i pranishëm në varrimin e Admir Murataj që mbeti i vrarë pas grabitjes.

50-vjeçari nga Peja më tej ka kërkuar ballafaqim me Alkond Bengasin, i cili përmendi Ragipin gjatë rrëfimit të tij në polici.

Hajdini u arrestua te Shkëmbi i Kavajës më 26 prill nga autoritetet./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303