Zbardhet dëshmia: Ja si u vra ish-i përndjekuri tek Liqeni

Miku i vrasësit të ish-të përndjekurit politik Haxhi Shefqet Baxhinovski, shtë rrëfyer në polici për vrasjen e djeshme tek Liqeni Artificial.

Sipas dëshmisë së mikut të Myrtajt, 62-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmë tek ‘Liqeni Artificial’ sapo kishte parë autorin e dyshuar të vrasjes, Islam Myrtajn i është afruar duke e ofenduar, ndërsa më pas, kjo skenë ka degjeneruar në përleshje fizike dhe sipas Myftar Pashës, pas këtij veprimi miku i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt 62-vjeçarit.

Ai tha para policisë  se nuk e dinte se miku i tij kishte armë me vete, ndërsa shtoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kohë shumë të shpejtë.

Konflikti ka lindur për shkak të një shume parash që viktima i kishte borxh autorit të krimit.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Te shtunën pasdite me mori ne telefon me pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi me shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pame Haxhi Baçinozin me të birin. Islami me tha ‘boo kush duron këtë, do më kujtoje lekët’. Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rëndë dhe e goditi. U përleshën të 2 dhe pastaj Islami nxori pistoletën dhe qëlloi 4 ose 5 herë. Sapo qëlloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shumë shpejt. Unë nuk kisha dijeni qe Islami kishte armë dhe që do e vriste. U tremba shumë dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, tha ai.

Policia ndërkohë vijon punën për kapjen e atentatorit, i cili i largua mbrëmë nga vendngjarja, pasi qëlloi  5 herë në drejtim të 62-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.