fbpx

Zbardhet dosja 978/ Ja si Ilir Meta i kërkonte Kastriot Ismailajt 200 mijë euro për zgjedhje

1561098968_skandali200mijeeuro.jpg

Pas 10 viteve dalin në sipërfaqe disa nga përgjimetashmë të zhdukura që tregojnë sistemin e zgjedhjeve në koha kur PD dhe LSI ishin gati për të qeverisur bashkë. Bëhet fjalë për Dosjen me nr.978 e regjistruar në 2009 në prokurorinë e Tiranës, ku objekt i hetimit ka qenë biznesmeni i kompanisë “Adriatik Development Corporatiopn LTD”, Kastriot Ismailaj, që sot po vuan dënimin me 11 vite burgim në burgun e Fierit, dhe ka nxjerrë emra të njohur të politikës dhe gazetarisë. Në përgjimet që prokuroria ka kryer në dobi të këtij procedimi penal, del një komunikim me sms mes Kastriot Ismailaj dhe presidentin aktual Ilir Metës, ku ky i fundit një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.

Por në këtë dosje nuk është vetëm kaq, pasi Meta dhe bashkëpuntori i tij, ka mjaft komunikime telefonike me Kastriot Ismailaj, biseda këto që tashmë çuditërisht janë fshirë dhe asgjësuar nga prokuroria e Tiranës me vendim gjykate. Në këto biseda Meta, Kastrioti dhe personazhi tjetër me inicialet I.K, bisedojnë për punën e fushatës elektorale dhe mbështetjen të nevojshme. Gjithashtu në këtë dosje del dhe emri i Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Në 3 mars 2009 Kastrioti gjatë një bisede telefonike me shtetasen amerikane Rebeka Gaskin Gain, kjo e fundit i dërgon një sms me tekst: “Ministër i kujt resurs është ai?.” Ndërsa Kastriot Ismailaj ia kthen Rebekës  se është “…kryeministri…”, që për në atë periudhë rezulton të jetë Sali Berisha. Çfarë kërkonte Rebeka Gaskin nga kryeministri Sali Berisha? Nuk dihet pse nga dosje mungon biseda para dhe pas kësaj sms.

Mes emrave të tjerë që dalin në përgjimet e kësaj dosje, janë Fatos Nano, gazatarët I.K dhe A. Zh., botues A. D. dhe A.S, biznesmeni A.P. dhe E. Sh., dhe amerikania Rebeka Gaskin. “Shqiptarja.com” siguron të plotë dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidentohen një sërë bisedash.

Fillimi i problemeve e sms me Ilir Metën për 200 mijë euro
Viti 2009, ishte periudhë që sapo kishin nisur problemet ligjore për Kastriot Ismailaj, dhe gjatë bisedave telefonike të përgjuara nga prokuroria ka rezultuar se Ismailaj kanë filluar ti dalin probleme në Zvicër, ku ai ka shkuar dhe po interesohet me një person me emrin Mustafa, për t’i gjetur një avokat. Në këtë kohë Ismailaj komunikon me E. Sh. për pagesat lidhur me drejtimin e kompanisë. Thuaj se çdo ditë Ismailaj ka komunikuar në gjuhën angleze me Rebeka Gaskin Gain, si dhe t’i dërgoj fatura të diskutoj për transferta parash, çështje biznesesh dhe në rajonin e Ballkanit. Njëherësh gjatë kësaj kohe rezulton se Ismailaj ka bërë investime në lokalin e marrë me qëra, pranë ambasadës Greke në Tiranë.

Ka telefonuar dhe organizuar takime me Ilir Metën etj. Një ndër komunikimet me këtë të fundit ka qënë nje ditë para zgjedhjeve parlamentare në 22 qershor 2009, ku Meta i thotë Kastriotit në orën 17:57 me një sms me tekst: “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Ndërkohë po në këtë ditë Kastriot Ismailaj komunikon me Edi Sh., ku bisedon për një transfertë ekspres. Kastrioti i përgjigjet se jam rrugës duke u kthyer nga Maqedonia dhe do e përfundoj nesër.

Për çfarë i duhen ato “200 mijë patjetër” Ilir Metës pikërisht për ditën e zgjedhjeve? Prokurori ka dyshuar që ato lekë mund të ishin produkt nga vepra kriminale e Kastriot Ismailaj, që ishte nën hetim pikërisht për pastrim parash dhe lekët mund të ishin të destinuar për blerjen e votave. Sipas burimeve të prokurorisë rezulonte që Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili komunikonin për ditë me telefon dhe në dosje kishin edhe përgjime të tjera.

Por të gjitha janë të zhdukur pse prokuroria e ka mbyllur çështje dhe me vendim të gjykatës gjithë CD me audio-pergjime janë asgjesuar. Nga dosje është shpëtuar vetëm një pjesë shumë e vogël, pjesa e të cilave janë këto dokumenta që po botojmë sot.

Kastrioti kërkon një avokat në Zvicër
Përgjimi telefonik i Kastriot Ismailaj ka filluar të realizohet në muajin Maj 2009, pasi akuza dyshonte për një skemë të pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumentave. Në përgjime del se Kastrioti flet me një njeri të besuar të Fasto Nano, I.K, dhe i kërkon të zhvillonin një takim kokë më kokë në lokalin e Kastriotit që ndodhet afër ambasdës greke në Tiranë. Mandej,në një bisedë tjetër në datën 23 maj 2009, Kastrioti del se flet me një person tjetër në Zvicër që quhet Mustafa, dhe që thiret Mustë. Mes dy personazheve shvillohet kjo bisedë:

Kastrioti:Çfarë po bën
Mustafai:Kam dalë në plazh afër liqenit.
Kastrioti:Unë do vij nesër
Mustafa:Kur? Mbas dite.
Kastrioti:Po nuk e di kur vjen Mustë.Duhet të vijë rreth orës 8…, vij nga Mynihu.
Mustafai:Si e kalove këto ditë?
Kastrioti:Hiq i lodhur jam
Mustafai:Puna si shkoj?
Kastrioti:Po mirë..
Mustafai:Sa do rrish ti këtej? Kismet?
Kastrioti:Unë do rrij nja dy ditë jo më tepër…domethënë nga e mërkura them të kthehem…
Mustafai:Atëherë shihemi kismet
Kastrioti:Po po desha, po më gjete dhe ndonjë avokat, të ma rekomandosh vëlla. Që të shkojmë ta takojmë
Mustafai:Po tashi vajza i ka provimet përmbyllëse, e nuk kam kohë njijherë kështu…po të hënën do ta gjejmë kismet nji.
Kastrioti:Epo mirë nesër shifena, po që se ke kohë
Mustafai:Nesër jam në pjesën Franceze, një nipit tim i ka vdekut baba dhe shkoj në orën pesë për ngushëllim..
Kastrioti:S’ka problem jo
Mustafai:Po të hënën jam këtu në Zyrih në qytet dhe takohemi, kismet. Do e gjejmë nji dikund mos u bëj merak.
Kastrioti:Mirë tu bafsha. Mirëardhsh!

Ndërkohë fill pas kësaj bisede të përgjuar nga prokuroria në 23 maj 2009 në mëngjes Kastriot Ismailaj zhvillon një bisedë në anglisht me një numër që mbaron në fund me shifrën 502 dhe zhvillohet kjo bisedë.

+502:Tungjatjeta Kastriot!Jam duke shkruar një mesazh tani nga shtëpia
Kastrioti:Në rregull jemi nga Bullgaria. Po po. Jam në Sofje në shtëpinë time.
+502:Unë takova Irfanin me pesëmbëdhjetë…për bashkëpunimin
Kastrioti:Po po. Edhe unë u takova me të.
+502:Faleminderit shumë Kastriot për dërgimin tuaj…javën tjetër do tju dërgoj ofertën
Kastrioti:Më thuaj në rregull ose jo?

Pasi Kastriot Ismailaj ishte kthyer nga Zvicra ku kishte zhvilluar një takim me Mustafain për gjetjen e një avokati,në datë 29 maj 2009, ka marë 207 herë nëj mesazh të dërguar nga Rebeka Gaskin Gain me tekst si vijon:

“…Duhet firmosur se banka nuk bën asgjë… është e rëndësishme të dërgosh tek Rebeka e-mailin…Unë do të dërgoj E-mail direkt do tju dërgoj juve informacionin. Do ta dërgoj në mëngjes e-mail për Tomas në Itali.Ju dërgoni informacionin për Rebeka që Bruno është larguar. Unë e di këtë por e rëndësishme është informacioni për SECO….”

Po në datën 29 maj 2009 mbas dite Rebeka Gaskin Gain telefonon Kastriot Ismailaj dhe zhvillohet kjo bisedë si vijon në gjuhën angleze

Kastrioti:Mirdita!
Rebeka:Si jeni ju?
Kastrioti:Mirë, po ju?
Rebeka:Jam mirë…unë jam duke kërkuar ndonjë lajm për takimin e dytë me Edin
Kastrioti:Mirë mirë jo keq. Mirë. Me Edin nuk ka problem. Unë jam kthyer. Jam në Tiranë tani. Jam duke shkuar në vijim…Unë do të jem tek Berti pas orës 2.
Rebeka:Super. Thuaji tungjatjera prej meje…jam takuar dje me gruan e Mustafait. Ishte e këndshme.
Gjatë kësaj kohe Kastriot Ismailaj është sëmurë dhe kryen seanca fizioterapie në një spital në Ohër të Maqedonisë. Një gjë e tillë evidentohet gjatë një bisedë që Kastrioti bën me shtetasin Edi Shimsho

Ndërkohë në datën 16 qershor 2009 mbas dite nje personazh shumë i afërt me Ilir Metënpor edhe me Fatos Nano, me inicialet I.K, bisedon me Kastriot Ismailaj duke zhvilluar këtë bisedë.

K:Po vij. Jam në shesh “Skëndërbej”. Ku je ti?
Kastrioti:Unë jam këtu more tek vila duke të prit, se the do të vij që në një e gjysëm or vëlla!
K:Or vëlla po çar ti bëj unë!?Doli muhabet për makinë e shokut Fatos, çfarë ti bëj unë. Unë po më mori ai në telefon unë….
Kastrioti:Nuk e diskutoj
K:Erdha, për dy minuta erdha aty…
Kastrioti:Hajde futu brenda një çik

Ndërkohë disa ditë më parë në 1 qershor 2009 mbas dite mes I.K dhe Kastriot Ismailaj, zhvillohet një bisedë 2 minuta e 38 sekonda, ku flasin për çështje të fushatës dhe mbështetje politike, por këto biseda me këtë karakter janë fshirë nga prokuroria.

Në përgjimet që ka bërë prokuroria gjatë verës së vitit 2009 ka evidentuar dhe një bisedë mes Kastriot Ismailaj dhe gazetarit A. Zh.. Të dy së bashku flasim se kishte mbëritur nga Vjena/Austri botues A.S. së bashku me Nanon. Dhe ketu Kastriot Ismaili u tregua i gatshëm për ta ndihmuar për vota.

Gazetari A.Zh: O Joti!
Kastrioti: Po ku je, o deputet!? Se të mora atë ditë, po s’e ngrejte. Isha me Sevranin…
Gazetari A.Zh: … Të mora edhe unë mbrapsht, po s’e ngrite … dilte i padisponueshëm … Nga je ti?
Kastrioti: Unë në Tiranë jam se na erdhi edhe Sevrani dje nga Vjena me gjithë Nanon, janë bashkë
Gazetari A.Zh: Jo ore!
Kastrioti: E ore e! Kemi habere të reja. Po ça më tha mua ai, se nuk mora vesh nji gjë unë?
Gazetari A.Zh: He?
Kastrioti: Është ndërru zona jote, nga Tirana e Re, ke vajt te  … rruga e Fortuzit, ë?
Gazetari A.Zh: Jo, te rruga e Durrësit … nga 9-ta, te 5-a … Nga 5-a, tek 9-ta.
Kastrioti: … e ishte lagja 5 e vjetër.
Gazetari A.Zh: E, e, e
Kastrioti: Se, ndodhi rastësisht, më tako Tit Vargu.
Gazetari A.Zh: Po
Kastrioti: Edhe më thotë jam këtu anej, knej shefi?
Gazetari A.Zh: Ti ke ke 7-a?
Kastrioti: Jo, nuk është tek 7-a ai, vëlla … Këtu, këtu, mor, tek Samsungu. Nuk e di si i bjen si numër. Ku ka qenë Kol Nako … edhe kishte jo shefi pa shefi. I thashë unë: Ti do jeshë ajo nana jote ka qenë zysha e nanës teme … po unë do jem me deputetin tjetër … Një kena shefin dhe një kena vëllain e shefit.
Gazetari A.Zh: Sa i madh që je
Kastrioti: Po, për Zotin, Jo, tha, jo. Me më nimu për gjana, për vota, jo për lekë, më tha mu. Për lekë, e di unë që s’kërko ti, se ke fitu boll, i thashë unë.
Gazetari A.Zh: Lekë ka boll ai shkërdhatë.
Kastrioti: E e e
Gazetari A.Zh: … dua të them që … sot … të mbaroj emisionin dhe të takohemi mos pimë ndonjë kafe.
Kastrioti: … Aty tek vinoteka tek Tirana e Re e kemi lanë me shku deri tani. Nuk e di nëse ndryshon plani.
Gazetari A.Zh: Kam qef ta pi një kafe tek për tek me ty unë, mos sot, nesër.
Kastrioti: … Jo sot, jo sot … nesër do hiki deri në Ohër e do vij në darkë … se kam mision … vëlla. Se shtyva edhe Amerikën unë për datën 15. Dua të hiki në Amerikë unë më datën 14 dhe mund të hiki më 16.
Gazetari A.Zh: Mirë, shifemi sot, atëhere. Kur të mbaroj, do të të bëj telefon.
Kastrioti: Mirë, vëlla. Hajde…/Shqiptarja.com/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303